Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë, ku si pasojë mbeti i lënduar një person.
Dyshohet se viktima mashkull ka marrë një plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë.
Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?