Një person është therë me thikë sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi e cila ka thënë se lidhur me rastin është intervistuar viktima.
Rexhepi tutje ka thënë se njësitë kompetente policore janë duke u marrë me rastin
“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr”Nazim Gafurri” në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marr trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mpreht / thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin.”/arbresh.info
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...