Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri

08:38 | 10 Mars 2026
E.H

Një person është therur me thikë të hënën në bulevardin “Ismajl Raka” në Kaçanik, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është Sh.K., rreth 21-vjeçar i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

“Si rezultat i hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari J.SH., 17 vjeç, i cili rreth orës 23:50 është arrestuar nga policia dhe në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit policorë”, thuhet në njoftim.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet dhe grumbullimin e informatave edhe për persona tjerë të implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale