Një person është therur me thikë nga një tjetër mëngjesin e sotëm në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.
Lajmin për Arbrsh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shehremet Elezaj, i cili ka theksuar se i dyshuari është arrestuar.
Sipas policisë, ngjarja është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Rreth orës 10:25 viktima mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar nga i dyshuari po ashtu i moshës madhore (dyshohet me mjet të mprehtë) në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast edhe është arrestuar një i dyshuar. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”, tha Elezaj./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...