Një mitur është ther me thikë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 qershori”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar nga policia.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima , i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Borovci./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...