Një person është therur sot më thikë në oborrin e një shkolle në Lagje të Spitalit në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme dhe bëhet fjalë për viktimën me inicialet G.I, mashkull 21 vjeç.
“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se në lagjen e spitalit në Prishtinë, saktësisht në oborrin e një shkolle, një person është therur me thikë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se Policia ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me këtë rast me inicialet L.G, mashkull 14 vjeç.
“Lidhur me rastin në fjalë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, L.G. mashkull 14-vjeç. Gjithashtu është konfiskuar edhe mjeti (thika) e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info.
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...