Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan të mërkurën rreth orës 17:40.
Në këtë incident kanë qenë të përfshirë disa persona, një prej tyre dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë.
Lajmin për media e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17 :40, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në sheshin Adem Jashari në Lipjan. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë)”.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...