Themelohet qendra multidisciplinare për praktika shëndetësore të studentëve

07:02 | 21 Janar 2019

Kolegji Heimerer në partneritet me 8 organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe me financim nga Programi Erasmus+ i Unionit Evropian themelojnë qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve.

Kjo qendër multidisiplinare do të ofroj parneritet strategjik në mes katër institucioneve, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Kolegjit Heimerer, Universitetit Metropolia dhe Universitetit të Gjakovës, ku si rezultat i këtij partneriteti do të krijohet një qendër risi për Kosovë, e favorshme për studentët dhe profesionistët shëndetësorë, e cila do të ofroj qasje të reja pedagogjike dhe trekëndësh bashkëpunimi ndërmjet akterëve relevant.

Zbatimi i këtij projekti do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese dhe pilotëve, ku do të ndodhë konteksti, shkëmbimi i njohurive dhe mësimi i bazuar në praktikë.

Grupet kryesore të synuara janë institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë rehabilitimin / edukimin shëndetësor dhe stafin dhe studentët që ofrojnë shërbime të rehabilitimit / shëndetësisë.

Njëherësh kjo qendër do të ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të hulumtimit dhe inovacionit të bazuara në përvojat dhe praktikat më të mira të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Lansimi zyrtar i projektit do të ndodhë sot në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.

Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe 1 ministri.

Shpërndaje në rrjete sociale