Zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari së bashku me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu, sot kanë nënshkruar Vendimin për themelimin e Ekipit për monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ (QRK)-nr. 01/2021 për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale.
Zv. Sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Bajraktari ka bërë të ditur se përmes këtij vendimi është themeluar ekipi i cila ka për qëllim përmirësimin, mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale si dhe për të komunikuar dhe koordinuar veprimet dhe aktivitetet ndërmjet institucionet publike, të nivelit qendror dhe lokal, organizatat e shoqërisë civile si dhe personave tjerë fizik dhe juridik në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
Bajraktari, tha se qëllimi i Ekipit është monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ (QRK)-nr. 01/2021 për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve kryerës të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale në mënyrë progresive, duke u fokusuar në interesin më të mirë të fëmijëve, e në këtë drejtim Ekipi vëmendje të veçantë do t’i kushtoi identifikimit të aktiviteteve që kanë shënuar vonesa apo probleme në zbatim si dhe përgatitjen e raporteve dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse në fushën që mbulon Ekipi.
Sipas këtij vendimi të nënshkruar sot, ky Ekip bashkërendon aktivitetet me Komitetin Ndërministror për të Drejtat e Fëmijës, Këshillin për të drejtat e fëmijës, Këshillin e përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Ekipin për të drejtat e fëmijës, me personat fizikë dhe juridikë si dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare, për të kontribuar në punën e Ekipit dhe për trajtimin e çështjeve të të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale.
Ky proces është mbështetur nga Terre des hommes Foundation-TDH, në emër të projektit MATRA – “Forcimi i sistemit të mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin”, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës dhe implementohet nga Terre des hommes dhe Defense for Children International./arbresh.info/


Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini