Më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë parlamentare ku do të votohen projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur.
Kryeministri Ramush Haradinaj madje ka bërë të ditur se pas votimit kjo ngjarje do të përcillet edhe me një pritje solemne në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai ka treguar në Zona B se e gjithë ceremonia do të mbahet me të gjitha partitë politike, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se dhe ambienti i oborrit do të ketë pamje tjetër.
Veç tjerash Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë ngjarje do të jenë të ftuar për tu nderuar edhe familjet e dëshmorëve apo ndonjë figurë e lartë politike.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë