Lista Guxo, dega Pejë, ka vendosur të mos e mbështesë as Faton Pecin e as Donika Gërvallën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Në njoftimin e degës, thuhet se listat e kandidatëve janë vendosur persona jomeritor, kurse kujtojnë edhe një deklarim të kryetarit të tyre, Faton Pecit.
“Sihariqi na u dha se kandidatët janë të përzgjedhur nga Donika – Fatoni, e neve na mbetët të bëjmë punën e argatit e të mbledhim vota për ta, pra nuk u respektua mendimi dhe propozimi i degës, por as që shtrohej pyetja që për kandidatët e propozuar nga këta të dy të merrët miratimi në Këshillin e Përgjithshëm të parties si organ ii vetëm ekzekutiv dhe përgjegjës për të vendosur një gjë të tillë!”, thuhet ndër të tjera në reagim.
“Gjendja e tillë na e përkujtoi deklarimin e z. Fatonit para dy viteve në kryesinë e partisë GUXO në Pejë: “se në listë për deputet do të jenë vetëm ata që unë dua, me një fjalë të ndëgjueshmit e mi”, pra servilët e jo kuadrot kredibil dhe të dinjitetshëm!”, vijon ndër të tjera reagimi.
Në mbledhjen ku u mor vendim, thuhet se tek pas dy vitesh e vijoi në këtë degë kryetarja Donika Gërvalla./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut