Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Shefen e Sundimit të Ligjit dhe Sektorit të Sigurisë pranë Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, Margaret Belof.
Sipas njoftimit, ata diskutuan për sfidat dhe bashkëpunimin në fushën e korrektimit dhe të sigurisë në vend, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu në këtë takim u trajtua edhe nevoja për avancimin e kapaciteteve të SHKK-së dhe roli i ambasadës në mbështetjen e këtyre përpjekjeve.
Takimi përfaqësoi një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ambasadës Britanike.
Në përfundim të takimit, Dibrani dhe Belof u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e korrektimit dhe risocializimit të të burgosurve./Arbresh.info/
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...
“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirje...