Presidentit Hashim Thaçi në Bruksel i është kërkuar heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë thirrje presidentit Thaçi ia ka bërë komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, raporton KTV.
“Takim i mbarë me presidentin Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rikthehet së shpejti në interes të stabilitetit dhe përparimit rajonal. E ripërsërita qëndrimin e BE-së se tarifa kundër-produktive së paku të suspendohet”, ka shkruar komisionari Hahn në Twitter.
Gjatë së hënës, Thaçi është takuar në Bruksel edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është i pakuptimtë dhe i papranueshëm.
“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigjja më e mirë ndaj këtij stagnimi”.
Ndërkaq, nga Lipjani kryeministri Ramush Haradinaj, ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherinin dhe komisionarin evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve, i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.
Ndërkaq, i pyetur se nëse ofrohet ndonjë marrëveshje më 29 prill në Berlin, a do ta pranonte ai si kryeministër, Haradinaj tha se ai nuk ka mandat negocimi, por për këtë është Ekipi negociator.
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...