Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar komunitetin ashkali në Kosovë për Ditën Kombëtare të Flamurit të tyre.
“Vlera më e madhe e Kosovës është shoqëria multi-etnike që kemi ndërtuar së bashku, ku të gjitha komunitet jetojnë të barabarta, në bashkëpunim, për një jetë më të mirë për të gjithë”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Në këtë mozaik, vendin e vet e gëzon edhe komuniteti ashkali në Kosovë. E vlerësojmë punën e çdo pjesëtari të komunitetit, të udhëheqësve të tyre politikë, të përfaqësuesve të tyre nga shoqëria civile e nga media, për integrim sa më të mirë dhe për avancim të pozitës së komunitetit ashkali në shtetin dhe shoqërinë e Kosovës”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi ka uruar pjesëtarët e komunitetit ashkali në Ditën e Flamurit të Komunitetit Ashkali, si dhe për kontributin e tyre si pjesë e ndërtimit të Kosovës shtëpi të të gjithë qytetarëve të saj.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë