Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me liderë të partive politike.
Thaçi do të flasë me krerët institucionalë dhe politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit tonë.
Presidenti Thaçi, gjatë këtyre ditëve, ka diskutuar rreth këtyre temave edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Arrestohet i dyshuari në rastin e plagosjes së 4 janarit në ...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës, rivarroset sot në Preka...
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar