Kohën e lirë deri në marrjen e detyrës zyrtare si president i shtetit, Hashim Thaçi po e shfrytëzon për të takuar qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Sot Thaçi ka qëndruar në qytetin e Ferizajit, ku ka takuar qytetarë të rastit, me të cilët ka biseduar dhe ka pirë kafe me disa prej tyre.
Nëpërmjet Facebook-ut, Thaçi ka falënderuar ata për besimin dhe mbështetjen.
“Sot, pasdite në Ferizaj piva një kafe dhe pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me qytetarë të rastit. I falënderoj për besimin dhe mbështetjen. Gjithmonë do jem në mesin e tyre”, ka shkruar ai.
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...