Presidenti Hashim Thaçi po vazhdon ta promovojë idenë për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.
Së fundi, Thaçi ka falënderuar të gjithë politikanët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që e kanë mbështetë idenë e tij, e cila po konsiderohet shumë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin.
“Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar presidenti kosovar në facebook.
Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të b...
LVV pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm: Përpjekje ma...
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë