Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka zbutur qëndrimet e tij rreth ushtrisë. Tash thotë se transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të ndodhë sipas Kushtetutës së vendit.
I pari i shtetit, ndonëse nuk jep datë, e thekson se FSK-ja do të bëhej në koordinim me NATO-n e KFOR-in.
“Ne dëshirojmë që forcat e armatosura të transformohen me ndryshime kushtetuese. Por nuk do të lejojmë askënd që të vë veto të pafund për këtë proces”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së.
Thaçi ka thënë se është i bindur se këtë proces do ta kalojnë së bashku me KFOR-in dhe NATO-n.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë