Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, në një takim të mbajtur sot në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett thanë se kanë shprehur respektin më të lartë për përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për ta luftuar virusin Covid-19.
Thaçi theksoi se seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, ka konfirmuar edhe njëherë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces.
Thaçi përsëriti që Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet.
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...