Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në takimin e gjashtë të liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, që është zhvilluar në Nju Jork.
Presidenti ka shprehur zotimin se Kosova mbetet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin e Kosovës ne BE. Në të njëjtën kohë Presidenti ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij me izolimin dhe mungesën e perspektivës së qartë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës më së shumti po e ndjejnë këtë izolim, duke qenë të vetmit në Evropë që iu mohohet e drejta e lëvizjes pa viza.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova megjithatë mbetet e përkushtuar për t’i jetësuar objektivat në rrugëtimin e saj evropian.
Ai ka rikujtuar se çdo vonesë në integrimin e rajonit në BE, mund te sjellë pasiguri në rajon./Indeksonline/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër