Thaçi: Synimi i delegatëve të 2 Korrikut tashmë u bë realitet

15:09 | 2 Korrik 2019
A Z

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se 29 vjet më parë, delegatët e atëhershëm shprehën vullnetin e qytetarëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 29-vjetorin e Deklaratës së 2 Korrikut, ka thënë se delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se, synimi i delegatëve të asaj kohe u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Sot u bënë 29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish Jugosllavia.

Pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.

Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut.

Shpërndaje në rrjete sociale