Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se pranimi i Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale ka ardhur në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare me arsyetimin se duhet kënaqur akterët e tjerë ndërkombëtarë, siç janë Serbia dhe Rusia.
Thaçi e bëri këtë deklaratë në panelin e organizuar nga OJQ-të: Integra, CPT, PAX, me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare premtoi se pas miratimin të Speciales do të ketë integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizim të vizave e formim të ushtrisë së Kosovës, mirëpo siç tha, asnjë nga këto nuk ndodhi.
“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi më shumë si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtarë se sa për drejtësi të mirëfilltë. Pranimi ynë ndodhi në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare me arsyetimin e duhet të kënaqim akterët e tjerë, Beogradin dhe Rusinë që kjo çështje të mos dërgohej në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së. Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtuar se do të anëtarësoheshim në Këshillin e Evropës, do të ketë liberalizimin e vizave, do të formohet ushtria por Kosova e mbajti fjalën, e votoi Gjykatën Speciale ndërsa bashkësia ndërkombëtare jo, përkundrazi, Kosovës iu vështirësua rruga për integrim. Kosova u tregua më lojalja por u ndëshkua më së shumti”, u shpreh Thaçi në këtë panel.
Fjalimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1561548213910265/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell