Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se populli i Kosovës sot po feston dyfish, njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë që mban emrin e saj.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Shën Terereza promovi vlerat e shqiptarëve në të gjithë globin, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Tereze nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.
Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj. HTH./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...