Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk e di nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.
Duke komentuar takimin e fundit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi ka thënë se ishte një takim zyrtar dhe transparent ku është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të dialogut.
Duke iu referuar deklaratave të Kurtit që nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Thaçi ka thënë se refuzimi i një ftese nga Shtëpia e Bardhë është një gabim historik dhe i dëmshëm për shtetin.
“Takimi im me presidentit Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ka qenë zyrtar dhe transparent ku është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të dialogut. Ndërsa unë nuk e di që Kurti ka qenë i ftuar nga Shtëpia e Bardhë. Do të ishte gabim historik refuzimi i një takimi dhe do të ishte një goditje për Kosovën. Unë nuk ndjehem inferior të takohem me kë do dhe kudo. Ne sa herë jemi ulur në dialog me Serbinë kemi shënuar fitore”, ka thënë Thaçi në TV Syri.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...