Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në takim liderët politike dhe bartësit e institucioneve të Luginës së Preshevës.
Me këtë rast Thaçi tha se Kosova duhet të marrë përsipër mbrojtjen e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, raporton arbresh.info.
“Sot kisha kënaqësinë që të takohem me liderët politik të Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit që udhëheqin luginën e Preshevës në periudhat më të vështira. Në patëm një takim pune shumë përmbajtjesor me udhëheqësit e komunës së Luginës. Qëllim parësor kam informimin e drejtpërdrejtë të sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët e Luginës. Si president e kam obligim që të dëgjoj më vëmendje problemet e tyre. Kosova duhet të marrë përsipër për mbrojtjen e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se Serbia e ka për obligim që të respektoj dhe të afirmoj të drejtat e komuniteteve.
“Serbia është shumë larg në përmbushjen e këtyre kërkesave. Këtë gjendje të vështirë ma konfirmuan sot udhëheqësit. Ju premtoj të gjithë shqiptarëve se Kosova do të përdor çdo mjet legjitim për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e qytetarëve të Luginës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, BE nuk mund të aplikoj standarde të dyfishta kur është në pyetje komunitetet si në Kosovë ashtu edhe në Luginë./Arbresh.info
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...