Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj.
Ai ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadorit të Sllovenisë në Kosovë.
Në këtë takim është biseduar për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen e Sllovenisë që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në proceset integruese të Kosovës”, ka theksuar Presidenti.
I pari i Kosovës ka thënë se Sllovenia është model shumë i mirë i rrugës që duhet të ndjekin shtetet e tjera të rajonit për t’u integruar në BE dhe NATO.
Nga ana tjetër, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të kultivojë marrëdhënie të mira me Kosovën, duke e mbështetur në rrugën e saj euroatlantike.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...