Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar përmes profilit të tij në Facebook, policin Enver Zymberi.
“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.
Në 25 korrikun e 2011-ës, Thaçi i printe Qeverisë së Kosovës, kur kishte dhënë urdhër që ROSU të shkel në veri.
“Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër