Presidenti i vendit do ta zhvillojë të parën përballje në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje, pas kërkesës së Serbisë për mbledhje si rrjedhojë e transformimit të FSK-së në ushtri.
Kështu merr vesh nga burimet e veta Klan Kosova.
Të hënën në mbrëmje, prapa dyerve të mbyllura, Këshilli i Sigurimit mban mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas kalimit në Parlamentin e Kosovës të pakos së ligjeve që i jep mandat shtesë Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Përballja e dy presidentëve do të zhvillohet vetëm dy ditë pas transformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, ligjit dhe Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë.
Të premten, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Ndërsa sot, deputetët e mazhorancës, sërish pa ata të Listës Serbe, por me votat e Partisë Socialdemokrate, miratuan rezolutën dhe ligjin që rregullon bisedimet me Serbinë, si dhe përbërjen e ekipit që do t’i zhvillojë bisedimet.
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...