Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme në Brekoc të Gjakovës ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj.
Ai ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan krimin, duke thënë se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve.
Postimi i plotë:
I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona. HTH
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...