Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta kanë biseduar sot rreth luftës kundër pandemisë me Covid-19.
Thaçi ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria do të gjejnë rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë pas betejës me koronavirusin.
Në faqen e tij zyrtare facebook, Thaçi ka thënë se kishte një bisedë vëllazërore më Metën.
“Një bisedë vëllazërore për luftën kundër pandemisë sot kisha me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Kosova dhe Shqipëria sikur që i janë gjendur gjithmonë pranë njëra-tjetrës, do ta gjejnë edhe pas kësaj beteje rrugën e përbashkët për ringjalljen e ekonomisë dhe sanimin e pasojave, duke u kujdesur për shëndetin publik të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaci.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?