Pavarësisht se tha që dialogu Kosovë – Serbi është në krizë, presidenti Hashim Thaçi po konsideron se tani është momenti më i volitshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Ka qenë një prej deklaratave të tij në forumin 2 Be Secure, që u mbajt në Mal të Zi, gjatë të cilit u shpreh mjaft kritik ndaj Bashkimit Evropian.
Në panelin bashkë me homologun e tij Milo Gjukanoviq, Thaçi e ka lidhur procesin e integrimit edhe me raportet Kosovë-Serbi.
Pa një marrëveshje përfundimtare, sipas tij, Kosova do të ketë vështirësi në konsolidimin e shtetësisë, derisa ka mohuar të ketë qenë si çështje shkëmbimi i territoreve.
Edhe për presidentin Gjukanoviq, zgjidhja e çështjes Kosovë – Serbi, do të kontribuonte në zgjidhjen e problemeve në rajon.
“Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdojë në këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që ta mbështesim këtë dialog”, ka thënë Gjukanoviq.
Në këtë panel, presidenti Thaçi e ka konsideruar të nevojshëm atë që e ka quajtur angazhim unik të shteteve të Quintit, për arritjen e marrëveshjes.
Pas përfundimit të panelit, Thaçi ka dalë në një konferencë për media, ku ka folur për liberalizimin e vizave, e ku tha se nuk do të pranojnë kushte të reja.
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini