Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur për medie sot është pyetur nëse do të takohet me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi ka thënë se takimi do të realizohet nëse ka diçka për të biseduar, shkruan arbresh.info.
Sipas tij nuk do të ketë takim nëse Lajçak ka ardhur vetëm për hulumtim të terrenit.
“Në momentin kur do të vij në Kosovë atëherë ekipet tona do të komunikojnë, nëse ka diçka konkrete për tu takuar natyrisht se do të takohemi, por nëse vije vetëm për të hulumtuarve teren atëherë Kosova është hulumtuar tash e 20 vite”, ka thënë ai.
Ai madje ka deklaruar se vendi ka nevojë për hapa konkret.
Lajçak duhet të deklarohet për vizat dhe qëndrimin e tij për shtetësinë e Kosovës.
“Ne kemi nevojë për hapa konkret dhe Lajçak duhet të jetë i qartë për dy gjëra, për liberalizimin e vizave, çfarë qëndrimi kanë për shtete anëtare sepse mbi të gjitha, këtë e meritojnë qytetarët e Kosovës më tepër sesa ligjërata për proceset e pafund mund të ndodhin dhe në anën tjetër se si do ta trajtoj Kosovën, nëse do ta trajtoj Kosovën si shtet i pa varur ashtu siç është atëherë procesi do të jetë më i lehtë, nëse jo është mision jo i suksesshëm nga ana e tij”, ka shtuar Thaçi./arbresh.info/
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...