Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të lejojë që të ndodh ndonjë model i Tirolit Jugor, sovranitet të dyfishtë, Republika Srpska, Asociacion me elemente ekzekutive, por nga ky dialog të ndodh korrigjimi i padrejtësive historike, që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.
Thaçi më tej ka shtuar se ideja e korrigjimit të kufijve asnjëherë nuk është shtruar në tavolinë, duke e quajtur ‘pazar’ nëse do të ndodhte.
Duke folur për takimin e ardhshëm i cili do të mbahet në Paris, Thaçi ka kërkuar që para kësaj të krijohen mundësitë e një takimi në Uashington, përcjell Telegrafi, pasi që sipas tij letrat të cilat i ka dërguar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, janë udhërrëfyes për gjetjen e një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij këtë nuk e ka parë tek ndonjë lider tjetër evropian,
Ai theksoi se është në unitet të plotë me gjithë delegacionin kosovar dhe ka mohuar presionin ndaj kryeministrit për pezullimin e taksës.
“Vendosja e taksës si kusht për liberalizimin e vizave, është punë që i takon Qeverisë, dhe çdo vendim të tyre unë do ta respektoj, pushtet janë të ndara” ka thënë ai për RTV Dukagjinin.
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...