Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave të vdekur nga Covid 19.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruat se rritja e numrit të të vdekurve është dëshmi se rreziku ende është i lartë, shkruan arbresh.info.
I pari i vendit gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët për kujdes më të lartë dhe respektim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës.
“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale. HTH”, ka shkruar Thaçi./arbresh.info/

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend