Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi sot Ambasadën e Republikës së Francës në Prishtinë.
Zëvendëskryeministri Thaçi u takua me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, të cilës ia shprehu ngushëllimet pas sulmeve terroriste në Paris, ku shumë persona të pafajshëm humbën jetën. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi u nënshkrua në librin e zisë për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.
Thaçi përsëriti se “Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm përkrah koalicionit global në luftën kundër terrorizmit dhe mbetet e angazhuar për mbrojtjen e vlerave dhe mirëqenies kudo në botë nga aktet e tilla mizore të terroristëve”.
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...