Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe e ardhmja e procesit të dialogut do të jenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në takimin e sotme që do të mbahet në Bruksel.
Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka thënë se presidenti Thaçi po kërkon dialog më dinamik dhe më përmbajtjesor.
Sipas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka treguar se iniciativa e presidentit Thaçi për formimin e ekipit të unitetit ka për qëllim që të gjitha institucionet të jenë të përfaqësuara në dialog dhe ta japin kontributin e tyre.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...