Për dialogun e tejzgjatur mes Kosovës e Serbisë dhe ngecjet që ka pësuar ky proces viteve të fundit, nga Haga ka folur ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka deklaruar në Rubikon, se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është e domosdoshme.
“Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogun mes Kosovës e Serbisë lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli përmirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe në politikën dhe brenda shoqërive të të dy vendeve”.
“Ky proces mund të ketë sukses veç kur do të ketë agjendë dhe merr kuptim të qartë perëndimor”, u shpreh Thaçi.
Për më tepër, Thaçi theksoi se deri para pak vitesh relacionet Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare kishin një kthjelltësi monumentale.
“Sot sikur po ndodhë një zvetënim moral dhe politik”, tha ai.
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...