Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se populli i Kosovës ndjehet krenar që iu takon vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.
Sipas tij, së bashku me SHBA-të Kosova ka përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllë edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para saj.
“Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan”.
“Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës.
6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.
Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë.
Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.
Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3863556310381366
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...