Goxha shpesh e viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. E për këtë forcë që tashmë ka mandat ushtarak presidenti komandanti suprem ka fjalë të mëdha.
Por, Presidenti Hashim Thaçi tash e sa kohë nuk e ka kryer një punë në të rëndësishme që i takon atij.
Ai po e mbanë pezull listën e emërimeve të gjeneralëve.
Emrat e gjeneralëve ka muaj që Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar në Presidencë ashtu siç parashihet me ligj.
Emërimi i Gjeneralëve nga Presidenti duhej të përfundonte më së largu deri më 21 maj.
E për shkakun e vonimit të emërimeve të zyrtarëve më të lartë të FSK-së, T7 ka pyetur Presidencën e Kosovës.
Por ani pse kanë kaluar 1 javë televizioni nuk ka marrë një përgjigje nga ky institucion.
Ndërkohë, Faruk Geci, që drejton Drejtorinë për Politika dhe Plane më Ministrinë e Mbrojtës, thotë se emërimi i stafit civil të Ministrisë ka përfunduar.
Krahas kësaj, që nga 21 janari kur hynë në fuqi ligjet mbi FSK E Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar procesi i transformimit të këtyre dy institucioneve në misionin e ri.
Geci tregon se FSK do të ndryshoj emblemat e gradat, por jo edhe uniformat e saj
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...