Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 12:0, do të mbajë konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Kosovës udhëton sot në New York, ku të hënën do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila është thirrur pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ndryshimin e ligjeve, përmes së cilave bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Mbledhja e KS të OKB është thirrur me iniciativën e Rusisë dhe Serbisë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo do të jetë e formatit të hapur apo të mbyllur.
Rusia ka kërkuar që kjo mbledhje të jetë e hapur, kurse vendet perëndimore insistojnë që ajo të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa