Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se është liruar nga Klinika e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pas intervenimit qe ka pasur sot, për të vazhduar trajtimin në shtëpi.
Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se është mirënjohës ndaj mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional qëkanë treguar, ndërsa ka falënderuar edhe miqtë dhe përkrahësit që i kanë shkruar.
Postimi i plotë:
Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...