“Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës.”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav.
“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?