Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar ditën e aprovimit të Kushtetutës së vendit, si e arritur shumë e madhe shtetërore pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Thaçi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Presidenti, po ashtu ka shtuar se Kushtetuta është dokumenti më prestigjoz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve.
Postimi i plotë nga presidenti Thaçi:
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 9 prill 2008, si akti më i lartë juridik, ishte e arritur tjetër për shtetin tonë, krahas njohjeve ndërkombëtare që erdhën nga demokracitë më të zhvilluara të botës.
Kushtetuta e Kosovës, që shpreh më së miri qenësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë, është dokumenti më prestigjioz i ruajtjes dhe mbrojtjes së integritetit të qytetarëve tanë, të institucioneve tona, prandaj të gjithë e kemi për obligim moral dhe ligjor ta respektojmë me përpikëri.
Gjithë qytetarëve të Kosovës u shpreh urimet më të mira në Ditën e Kushtetutës!.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...