Nesër bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka kujtuar tre veprimtarët që fushëveprimin e tyre kombëtar e kishin shtrirë në Gjermani.
Thaçi ka shkruar se rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të asaj kohe.
Nesër bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës. Rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës”, thuhet në postimin e Thaçit.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër