Presidenti i vendit, Hashim Thaci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar Hasan Prishtinën.
“HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike”,ka shkruar Thaçi, transmeton arbresh.info
Ai thotë që Hasan Prishtina nuk e rreshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë”, ka përfunduar i pari i vendit.
Postimi i tij i plotë:
#Njerëztëpaharrueshëm
HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar.
Hasan Prishtina nuk e reshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë. HTH
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...