Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, është kritikuar ashpër për deklaratën që ka bërë dje kundër Ramush Haradinaj pas takimit që mbajtën me presidenten dhe kryeministrin, transmeton arbesh.info.
Thaçi pas takimit deklaroi se Haradinaj gjatë takimit asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim Asociacionin e Demarkacionin por kishte një shqetësim tjetër.
“Ramush Haradinaj asnjëherë nuk e ka ngritur si shqetësim Asociacionin dhe Demarkacionin, por kishte shqetësim tjetër, atë të marrjes së pushtetit dhe caktimin e agjendës elektorale”, tha Thaçi.
E për këtë deklaratë ai është quajtur cinik nga Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala.
“Thaçi është cinik sepse nuk është dashur ti drejtohet ashtu Haradinajt sepse është dashur të ishte më bashkëpunues dhe më durues pasi që ai ka marr një hap për të shkuar në takim”, tha Shala në një tryezë diskutimi ku ishte i pranishëm edhe vetë Thaçi.
Gjithashtu kritika mori edhe nga analisti dhe moderatori, Adriatik Kelmendi i cili tha se Thaçi ofendoi Haradinaj.
“E dëgjuam fjalimin e z.Thaçi dhe u duk sikur të flas në një fushate elektorale dhe ky ishte lloj ofendimi për Haradinaj që u ngrit mbi opozitën”, tha Kelmendi.
Ai lavdëri Haradinaj që mori pjesë dje në takim dhe që provoi t’i jap kahje dialogut duke marrë pjesë në takimin me Presidenten./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...