Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit që kishte me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane, shkruan arbresh.info.
Ai tha se edhe Kosova edhe Maqedonia janë të mishëruara me vlerat e integrimit në BE dhe NATO.
Presidenti i vendit, theksoi se Kosova me Maqedoninë nuk kanë asnjë çështje të hapur.
“Kosova nuk e ka me Maqedoninë asnjë çështje të hapur edhe çështjen e demarkacionit e kemi të mbyllur. është momenti për të hapur bashkëpunimin në mes të dyja vendeve tona. Të dy vendet tona janë të mëshiruara me vlerat euro atlantike për integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, kjo vizitë e kryeministrit Zaev do të hap mundësi të reja për raportet e shkëlqyera në mes të dyja vendeve, duke shtuar se Kosova respekton integritetin territorial të Kosovës./arbresh.info/.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës