Gjykata Speciale ka njoftuar se sot ( e dielë) me fillim nga ora 09:30 mbahet seanca për aktakuzën e re ndaj ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut.
Ndryshe dje Gjykata e Speciale ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.
Në aktakuzë ku Dhomat e Specializuara të Hagës kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës, tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023.
“Hashim THAÇI ishte drejtuesi ose organizatori i grupeve. Ai dha informacionin konfidencial që i ishte bërë i njohur gjatë gjykimit të tij, që mundësoi (tentativën për) pengimin e personave zyrtarë. Ai gjithashtu u dha udhëzime Fadil FAZLIUT, Bashkim SMAKAJT, Isni KILAJT dhe të tjerëve se si të ndikonin në mënyrë të paligjshme te dëshmitarët e ZPS-së”, thuhet në aktakuzë.
Kurse seanca ndaj Hajredin Kuçit do të mbahen të hënën më 9 dhjetor duke nisur nga ora 10:00. “Seanca e paraqitjes së parë të Hajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00”, ka njoftuar Gjykata Speciale./rtk
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...