Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me Sekretarin Gjeneral të INTERPOL-it, Jurgen Stock, me të cilin ka biseduar për mundësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë, si dhe për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit me INTERPOL-in.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në INTERPOL.
“Ne kemi nevojë për INTERPOL-in, por edhe INTERPOL-i ka nevojë për Kosovën, për informim sa më të shpejt”, ka shtuar presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, ka theksuar se INTERPOL-i është i hapur për Kosovën dhe pret të përfundojnë procedurat e brendshme për të filluar shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim.
Sipas një komunikate të Presidencës, me sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për çështjen e ndalimit të shtetasve të Kosovës me fletarrestime të Serbisë, duke thënë se fletarrestet e tilla janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht.
Presidenti Thaçi nga sekretari i INTERPOL-it ka kërkuar që të gjitha fletarrestet politike të Serbisë të anulohen./Arbresh.info
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...