Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, u ka uruar të gjitha partive politike sukses dhe garë të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
“Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet komunale në Kosovë. I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...